Për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në Click Plus foli edhe profesori Mersim Maksuti, që siç tha komisionet po zvarritin proceset duke theksuar se po zvarritet edhe gjuha shqipe që përmes këtyre proceduarave sipas tij, do të duhen edhe 50 vite për ta zbatuar ligjin e gjuhës shqipe që është në fuqi ndërkohë që ngriti dyshimet që komisionet janë të politizuara..
Maksuti tha se ligji e parasheh në mënyrë të qartë që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe dhe studentët shqiptarë të jenë të barabartë me ata maqedonas, por tha se “mund të ketë tentime që të bëhet ngushtimi i gjuhës shqipe edhe në ketë rast”.
