PSG është rikthyer te fitorja në Ligue 1, pas humbjes 1-2 në fundjavë ndaj Lyon. Sot, parizienët kanë mposhtur 3-0 Nantes, në “Parc des Princes”, në ndeshjen e prapambetur.

Dopietë e Khvicha Kvaratskhelia, një gol nga penalltia dhe goi i shënuar nga Desire Doue, vulosën fitoren 3-0 për PSG-në. Pas kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Luis Enrique kryeson renditjen me 66 pikë, 4 pikë më shumë se Lens i vendit të dytë.

Në La Liga, Atletico Madrid ka pësuar humbjen e katërt rresht. “Colchoneros” janë mposhtur 3-2 nga Elche, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të. Nico Gonzalez kaloi Atletico-n në avantazh që në minutën e 10-të, vendasit përmbysin shifrat me golat e Affengruber 19′ dhe Andre Silva 33′. Portugezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas faullit brenda në zonë të Thiago Almada, për të cilin u ndëshkua edhe me karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 2-2.

Në minutën e 75-të, Elche shënoi golin e tretë, sërish me Andre Silva. Sfida mbyllet 3-2 për Elche, që merr kështu një fitore të artë në garën për mbijetesë dhe renditet momentalisht në vendin e 15-të. Atletico mbetet në vendin e 4-të me 57 pikë.

SHIKOGOLAT

The post PSG rikthehet te fitorja dhe fillon shkëputjen. Atletico Madrid ka harruar të fitojë në kampionat (video) appeared first on Telesport.