Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova në Intervistën për Alsat tha se tatimi për paratë e fituara jashtë shtetit nuk është tatim i ri e as rregull e re, por vetëm zbatim i qëndrueshëm i një ligji ekzistues . Ajo sqaroi se ky është një rregull i përgjithshëm dhe se të gjithë banorët e të gjitha shteteve i deklarojnë dhe paguajnë tatim në shtetin e vet, pavarësisht se ku i kanë fituar të ardhurat e tyre.
“ Jo, aspak nuk bëhet fjalë për futje të një tatimi të ri , por bëhet fjalë për zbatim të qëndrueshëm të një ligji që ka ekzistuar deri më tani. Domethënë vendosja e tatim mbi të ardhurat që qytetarët i fitojnë jashtë vendit është rregulluar jo vetëm në ligjin ekzistues për të ardhurat personale, por edhe më herët te ligji për tatimin e të ardhurave personale dhe ky është një rregull i përgjithshëm në të gjitha juridiksionet. Pra në cilin do shtet, banorët tatimorë të atij vendi aty në shtetin e vet, duhet t’i tatimojnë, gjegjësisht t’i deklarojnë të gjitha të ardhurat e realizuara në shtet dhe jashtë tij, dhe ai koncept, e ajo rregull është paraqitur në rregullativën tonë tatimore. Pra ne e zbatojmë rregullativën ligjore”, deklaroi Petrova./Alsat.mk.
The post Petrova: Tatimi për paratë e fituara jashtë, vetëm zbatim i ligjit ekzistues appeared first on Alsat.
