Publikohet letra që Rexhep Qosja ia la amanet nipit

Nipi i Rexhep Qosjes ka publikuar letrën e fundit që la i ndjeri në lidhje me ceremoninë e varrimit të tij. Siç thuhet në letrën e publikuar, Qosja ka kërkuar nga nipi i tij Vilajeti që varrimi i tij të jetë një ceremoni private dhe pa rituale fetare.

Qosja ka kërkuar që varrimi i tij të bëhet vetëm nga familjarët, që siç thuhet mes tjerash në letër “Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.