Çështja se kujt i takon ASh-ja, ka përplasur nga larg dy liderët, Arben Taravari dhe Ziadin Sela.
Ishte Sela i pari që tha se “është vendim i duhur që Taravari të hapë parti të re”, ndërkaq ky i fundit ia ktheu duke thënë se “ASh-ja është simpatizantëve dhe anëtarësisë”, dhe ka përmendur që në proces janë formimi i gjithë organeve të partisë.
“ASh-ja dejure i takon simpatizantëve, anëtarësisë dhe votuesve. Për momentin ne jemi duke i organizuar kuvendet në të gjitha degët e ASh-së dhe kjo bëhet në mënyrë transparente prej Likove deri në Strugë…”, tha Taravari.
Për Selën tha:
“Unë personit në fjalë i uroj shëndet dhe gjithë të mirat”.
