Sulmuesi i Lille, Olvier Giroud, kujtoi kohën e tij me Milan: “Më mungon shumë, më mungon klubi dhe shpresoj që të kthehen në Champions League”.

“E kam kuptuar se Milan është pjesë e një prej atyre klubeve ‘të ndryshme’ dhe të veçanta“, tha më tej sulmuesi francez, që aktualisht luan në vendlindje me Lille.

Duke folur për MilanNeës, Giroud buzëqesh me mallkimin e fanellës me numër 9, me sulmuesit që erdhën pas tij në Milan që po luftojnë: “Një sulmues nuk mund të bëjë gjithçka vetëm; është thelbësore të kesh një ekip pas tij që bën diferencën.”

Për golin që ai e ka shumë të shtrenjtë me fanellën kuqezi, ai shtoi: “Dy golat e mi në derbi bënë që të dëgjohej brohoritja ‘Giroud është kthyer’, por ndoshta goli më i bukur ishte ai kundër Spezia, në San Siro, në minutën e fundit.”

The post Giroud: Më mungon Milani, kam shpresë që sezonin tjetër do të luajnë në Champions appeared first on Telesport.