Gazetar: Bashkim Sulejmani
“Do vazhdojmë kontrollet ditëve në vazhdim dhe në rast se haset sjellje devijonte nga tregtarët apo nëse vazhdon trendi i rritjes enorme të çmimeve që nuk do kontrollohet, do të marrim hapin e radhës për uljen e çmimit të produkteve bazë ushqimore po ashtu të ulim edhe për produktet tjera dhe hapi i fundit, nëse do ketë rritje të krizës do shkojmë në përkufizim të marzhës tregtuese që e kanë tregtarët në 5% për tregtinë me shumicë e pakicë, apo siç u veprua në vitin paraprak”. theksoi Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë.
“Muajin që shkoi pati rritje të inflacionit por ishte në suaza të normales dhe nëse krahasohemi me vendet e rajonit ne kemi inflacionin më të ulët dhe për momentin është në gjendje stabile”, deklaroi Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë.
The post Durmishi: Nëse konstatohet rritje enorme, do të kufizohen marzhat appeared first on Alsat.
