Tirana ka fituar 2-1 ndaj Partizanit në derbin e fundit të kryeqytetit pët këtë sezon. Në derbin e luajtur në “Air Albania”, fillimisht ishin të kuqtë që kaluan të parët në avantazh. Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një aksioni të shpejtë të të kuqve, ishte Roëan Human që dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Sidibe. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për të kuqtë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 65-të, Freddy Alvarez kroson, kroati Anton Kresic shënon me kokë dhe barazon shifrat 1-1. Në minutën e 85-të, Alvarez shënon një gol spektakolar nga goditja e dënimit dhe i jep avantazhin Tiranës dhe fitoren 2-1. SHIKOGOLIN
Pas kësaj fitoreje, Tirana ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë dhe për momentin është e shpëtuar. Partizani mbetet në vendin e pestë me 45 pikë.
The post Një super Alvarez vendos fatin e derbit, Tirana fiton me përmbysje ndaj Partizanit (video) appeared first on Telesport.
