Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, suksesi i katërt në karrierë. Ai mbron titullin fituar një vit më parë në garën e shtëpisë.

Në vendin e dytë u rendit italiani Marco Bezzecchi me Aprilia. Edhe pse shpresoi deri në fund për fitoren, ai nuk ia doli dot mbanë. Gjithsesi, ai mbron kreun e renditjes botërore pas 4 garave të para sezonale.

Në podium, në vendin e tretë, u ngjit edhe italiani tjetër Fabio di Giannantonio me VR46. Një garë që u karakterizua nga rrëzimi i kampionit të botës në fuqi, spanjollit Marc Marquez, që në xhirot e para.

Kjo është gara e dytë që spanjolli nuk arrin ta mbyllë, aktualisht i pesti në renditjen botërore. Bezzecchi, që ka fituar tri garat e para sezonale, është i shkëputur 11 pikë në renditje nga shoku i tij i skuadrës, spanjolli Jorge Martin.

The post Alex Marquez triumfon në garën e shtëpisë në Spanjë, Bezzecchi i dyti dhe mbron kreun e renditjes appeared first on Telesport.