Bylis ka bërë detyrën në “Adush Muça” duke mundur 2-0 Teutën, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të në Abissnet Superiore. Ballshiotët e nisën më së miri takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e tretë.

Pas një aksioni të shpejtë, ishte Serxho Emini i cili devijoi në rrjetë goditjen e Pedro Vieira. Pjesa e parë mbyllet 1-0 ëpr Bylisin. Pjesa e dytë nis më mirë për Teutën, e cila gjen golin me Vasilios Zogos, por që anullohet për pozicion të dukshëm jashtë loje.

Në minutën e fundit shtesë, mbrojtësi Aboubacar Camara tregohet si një sulmues i vërtetë dhe shënon golin e sigurisë për balshitotët. Bylis fiton 2-0 dhe renditet në vendin e pestë me 35 pikë, njësoj sa Tirana e vendit të shtatë. Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë, duke u futur kështu në vallen e mbijetesës në këto tri javët e fundit. Teuta ka katër javë pa fitore, tre humbje rresht në javët e fundit.

The post Abissnet Superiore: Bylis bën detyrën në shtëpi ndaj Teutës, durrsakët futen në vallen e mbijetesës appeared first on Telesport.