Boston fitoi 128-96 ndaj Philadelphia dhe tashmë udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve çerekfinale mes tyre në Konferencën e Lindjes. Takim i komanduar nga miqtë, ku u dalluan Pritchard me 32 pikë dhe Tatum me 30 pikë.

Po në Lindje, skuadra e Toronto ka barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve pas fitores 93-89 arritur sot ndaj Cleveland. Një ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, ku për kanadezët, Barnes dhe Ingram realizuan nga 23 pikë secili.

Humbjen  e parë pësoi në këto çerekfinale skuadra e Lakers, që u mund 115-96 nga Houston në shtëpinë e këtij të fundit. Të gjithë titullarët e Houston realizuan mbi 16 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Skuadra e San Antonio udhëheq 3-1 serinë e takimeve pas fitores 114-93 ndaj Portland, në një sfidë të komanduar nga miqtë. Fox me 28 pikë dhe Wembanyama me 27 pikë u dalluan për Spurs, që janë një fitore larg gjysmëfinaleve.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, (1-2)

(2-7), Boston – Philadelphia, 128-96 (3-1)

(3-6), New York – Atlanta, (2-2)

(4-5), Cleveland – Toronto, 89-93 (2-2)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, (3-0)

(2-7), San Antonio – Portland, 114-93 (3-1)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-3)

(4-5), Lakers – Houston, 96-115 (3-1)

The post San Antonio e Boston fitojnë jashtë fushe dhe u afrohen gjysmëfinaleve, humbasin Lakers e Cleveland appeared first on Telesport.