Për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, sot pa energji elektrike do të mbeten pjesë të Komunës së Karposhi dhe Petrovecit.
Siç njoftoi EVN Maqedoni, nga ora 09:00 deri në 10:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të kompleksit “Shën Jovan” në lagjen Zllokuqan, në Komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 09:00 deri në 12:30 pa rrymë do të mbeten pjesë të rrugëve nr. 1 dhe nr. 4 në fshatin Rzhanichino, në komunën e Petrovecit.
The post Një pjesë e komunave në Karposh dhe Petrovec mbeten pa rrymë sot appeared first on Alsat.
