Fiorja 1-0 ndaj Newcastle në fundjavë ka rikthyer disi qetësinë tek Arsenal, që ka marrë edhe kreun provizor të renditjes së Premier League (topçinjtë kanë një ndeshje më shumë se Manchester City).

Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi e dinim sa e rëndësishme ishte ajo në këtë moment të sezonit. Këtë gjë e kishim diskutuar edhe para ndeshjes, por tani që morëm 3 pikët mendojmë për sfidën tjetër”, tha Mikel Arteta, trajneri i Arsenal.

Në mesjavë, londinezët do të përballen me Atletico Madrid në gjysmëfinalen e parë të Champions League. në këtë përballje pritet që Saka të luajë titullar, pas rikthimit në fushë për 10-15 minuta në fundjavë.

Mendoj se Saka pati një ndikim shumë të mirë në minutat që luajti. Ai duket i mprehtë, duket mirë, duket i freskët. Sigurisht që vëren diçka të ndryshme në ekip, edhe në stadium, kur ai hyn, kështu që ne sigurisht që kemi nevojë për këtë“, tha Arteta.

Ana negative për Arsenal është se rikthimi i tij përkoi me një pengesë të mundshme për Kai Havertz. Arteta e përshkroi problemin që e detyroi të largohej si një “problem të vogël”. Trajneri i Arsenalit shpreson që dëmtimi të mos jetë serioz.

Titulli është aty dhe ne jemi ende në garë. Diferencat janë të vogla dhe shpresojmë se gjërat mund të ndryshojnë për mirë në vazhdim. Ndaj Newcastle mund të kishim shënuar më shumë, do të na ndihmonte shumë”, tha Arteta.

The post Arteta: Duhej të fitojmë me shumë gola, do të na ndihmojë në garën për titull appeared first on Telesport.