Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në derbin aragonez mes SD Huesca dhe Real Zaragoza, i vlefshëm për javën e 37-të të La Liga 2. Ndeshja ishte shumë e tensionuar për shkak të rivalitetit dhe luftës për mbijetesë.
Në minutën e 98-të, kur Huesca kryesonte 1-0, portieri i Real Zaragoza, Esteban Andrada, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi shtyu mbrojtësin Jorge Pulido, i cili më parë kishte pasur një debat verbal me të. Pas daljes me karton të kuq, situata u përshkallëzua. Andrada iu afrua Pulidos dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke shkaktuar një përleshje masive mes lojtarëve.
VAR-i ndërhyri dhe u konstatuan dy episode të tjera: Dani Tasende i Zaragoza kishte goditur një kundërshtar para sherrit, ndërsa portieri i Huesca, Dani Jimenez, goditi Andrada në qafë gjatë përplasjes. Të tre lojtarët u ndëshkuan me kartonë të kuq brenda pak minutash.
Andrada rrezikon pezullim nga 10 deri në 12 ndeshje, që mund t’i japë fund eksperiencës së tij te Zaragoza (i huazuar nga Monterrey). Gazetari Pablo Lopez deklaroi: “Nuk duhet të luajë më kurrë”, ndërsa Alfonso Perez Burrull shtoi: “Nuk do ta kisha lejuar që ndeshja të vazhdonte”. Një episod që ka tronditur futbollin spanjoll.
The post Çmenduri totale në Spanjë, portieri godet me grusht kundërshtarin në derbi: “Nuk duhet të luajë më kurrë” (video) appeared first on Telesport.
