Dueli mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua, dy ish-kampionët e botës në peshat e rënda, është nënshkruar, vulosur dhe dorëzuar. Ajo do të zhvillohet në fund të këtij viti.

Ai që ka konfirmuar gjithçka është Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori I Joshua: “E nënshkruar, e vulosur dhe e dorëzuar! AJ kundër Fury do të zhvillohet!”.

Së pari, Joshua ka një ndeshje rikthimi më 25 korrik në Arabinë Saudite, ku do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga. Më pas do të përballet me Fury në fund të këtij viti, sfidën e tyre të shumëpritur nga britanikët dhe më gjerë.

Hearn e përshkroi këtë marrëveshje si: “Punën më të madhe që kemi bërë ndonjëherë, por më e rëndësishmja, atë që kemi dashur gjithmonë. Viti më i madh i karrierës së AJ po afron, rikthimi është gati.”

Tyson Fury u rikthye me sukses nga dalja e tij në pension dy javë më parë. A i konfirmoi pas duelit të fituar me KO ndaj Arslanbek Makhmudov në Londër se kishte nënshkruar pjesën e tij të marrëveshjes.

Sipas mediave britanike, mësohet se në atë duel do të këndojë këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa. “Po dëgjoj se Turki Alalshikh ka përcaktuar që Dua Lipa duhet të performojë në atë duel! Nëse po më dëgjon, Dua, pastroje axhendën tënde!”, shtoi Hearn.

The post Joshua firmos kontratën për duelin me Fury, sfida në fund të vitit, Dua Lipa do të këndojë në ring appeared first on Telesport.