Hakan Calhanoglu është përsëri jashtë fushave. Mesfushori turk, i cili ishte jashtë fushave për shkak të një tendosjeje të muskulit soleus në këmbën e majtë, është në rrezik për finalen e Kupës së Italisë kundër Lazio më 13 maj.
Ai padyshim do të humbasë ndeshjen kundër Parma këtë fundjavë, një ndeshje që mund t’i japë Inter titullin kampion në rast se zikaltërit fitojnë. Turku nuk luajti as në barazimin 2-2 kundër Torino sepse, siç deklaroi Chivu, nuk ndihej mirë.
Tashmë klubi po monitoron nga afër gjendjen e 32-vjeçarit, për të bërë të mundur rikuperimin e tij sa më të shpejtë. Me titullin thuajse të siguruar, synohet që ai të jetë gati për finalen e Kupës së Italisë, pasi prania e tij është e rëndësishme.
The post Sërish telashe për Calhanoglu, do të mungojë ndaj Parmës dhe rrezikon finalen e Kupës appeared first on Telesport.
