Gazetar: Bashkim Sulejmani

Ministri i Shëndtësisë Azir Aliu thotë se propozimligji për mbrojtje nga duhani është gati dhe pritet të kalojë në Qeveri, që më pas të miratohet në Kuvend. Prej javësh Aliu përsërit këtë deklaratë edhe pse ligji parashikohej të nis zbatimin nga 1 marsi. Shtyrja ndodhi për shkak të vërejtjeve të shumta të gastronomëve.  Aliu thotë se propozligji ka pësuar ndryshime të shumta, por kriteret bazë të tij janë në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ligji për mbrojtje nga duhani ka përfunduar dhe kemi tekstin përfundimtar. Të mërkurën e ardhshme kemi takim me të gjithë stejkhollderat dhe pas këtij takimi do vazhdoj procedura administrative në nivel të Qeverisë, me idenë që brenda dy javësh të jetë pjesë procedurale në parlamentin e shtetit tonë”, u shpreh Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë./Alsat.mk.

The post Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sërish me deklaratë të njëjtë: Propozim ligji për mbrojtje nga duhani së shpejti në parlament appeared first on Alsat.