Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në selinë e NATO-s në Bruksel me zëvendëskryetaren e NATO-s, Radmila Shekerinska.
Në platformën “X”, ajo shkroi se KFOR-i vazhdon të luajë rol kyç në kuadër të mandatit të OKB-së dhe theksoi përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
“E lumtur që mirëpres komandantin e NATO-KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, në selinë e NATO-s dhe që ai t’i bashkohet sërish një mbledhjeje të Këshillit të Atlantikut të Veriut. NATO/KFOR vazhdon të luajë një rol kyç, në kuadër të mandatit të saj afatgjatë nga OKB-ja. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo në “X”.
