Presidenti i Zvicrës Guy Parmeli i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, sot pasdite u takua edhe me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski.
Pas takimit, Mickoski theksoi se pret që bashkëpunimi në planin ekonomik të thellohet dhe të forcohet shkëmbimi tregtar.
“Biseduam për të gjitha mundësitë, për sfidat, por edhe për gjithçka që na lidh dhe si t’i rrisim dhe forcojmë ato në periudhën që vjen. Jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale do të arrijnë nivelin që presim, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar”, tha Mickoski.
Kryeministri shprehu mirënjohje të madhe ndaj Parmelit për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen që Zvicra i jep Maqedonisë së Veriut.
