Nicolo Schira raporton se Milan është vënë pas mesfushorit të Sassuolos, Ismaël Koné, i cili ka treguar një formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni në Serie A, ku ka shënuar edhe 6 gola deri tani.
Në ndeshjen e fundit të Sassuolo-s ndaj Fiorentinës, Milan kishte dërguar skautët e saj për të vëzhguar nga afër kanadezin dhe mesa duket kuqezinjtë janë bindur plotësisht tani për cilësitë e mesfushorit 23-vjeçar.
Pas një sezoni në huazim te Sassuolo, Kone u ble përfundimisht verën e kaluar nga klubi italian, që pagoi për kartonin e tij 10 milionë euro të Olimpique Marseille. Sot, vlera e Kone në treg nëse i referohemi Transfermarkt është 20 milionë euro.
The post Një nga zbulimet e këtij sezoni. Milan gjen mesfushorin që i mungon, brenda Serie A. Vlen 20 milionë euro appeared first on Telesport.
