Pavarësisht se dëshira kryesore është transferimi i Alessandro Bastoni, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka përgatitur dhe një plan B, nëse dështon transferimi i italianit.

Sport zbulon se Barcelona do të provojë transferimin e qendërmbrojtësit të Tottenham, Cristian Romero, i cili ka bërë një sezon shumë të mirë në aspektin personal, pavarësisht se klubi londinez është në momentin më të errët në historinë e tij në Premier League.

Vlera në treg e Romero është 50 milionë euro. Por, në rast se Tottenham përfundon në Championship, me siguri që argjentinasi do të kushtojë shumë më pak. Përveç aftësive të tij mbrojtëse, Romero njihet dhe për nuhatjen e golit. Këtë sezon ka shënuar 6 gola si dhe ka dhënë 4 asiste.

The post Në rast se nuk vjen Bastoni, Barcelona ka gati planin B. Një argjentinas për qendrën e mbrojtjes, i aftë të shënojë edhe gola appeared first on Telesport.