Gazetar:Bashkim Sulejmani

Forumi për Ndryshime në Arsim ka denoncuar sot  bashkëshortja e kryetarit të Senatit të UT-së, Kenan Ferati, Arbresha Bexheti-Ferati është avancuar si profeseoreshë e rregullt në UT në kundërshtim mesë paku 15 dispozita ligjore. Sipas tyre, bazuar në raportin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, Senati i UT në vitin 2022, i ka njohur profesoreshës Arbëresha Bexheti Ferati titullin profesor inordinar, pa e verifikuar nëse kandidatja në fjalë plotësonte kushtet e detyrueshme ligjore, ndërsa në fund të vitit të kaluar, dekani i Fakultetit të Mjekësisë Nevzat Elezi, për të njëjtin person, shpall konkurs për zgjedhje në thirrje akademike profesor i rregullt. Konkursi u shpall në data të ndryshme, ndërsa kandidatë kërkoheshin për 3 fusha shkencore në vend se për 1 siç thotë ligji.

Pa qenë e sigurt nëse i plotësonte kushtet për titullin paraprak, Arbëresha Bexheti Ferati synoi edhe për më lartë, andaj në fund të vitit 2025 dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Nevzat Elezi pa kompetencë ligjore shpall konkurs për zgjedhje në thirrje akademike profesor i rregullt. Konkursi në shtyp ditor dhe uebfaqen e UT u shpall në data të ndryshme, ndërsa kandidat kërkoheshin për fusha shkencore në vend që për një fushë siç thotë Ligji dhe befas aplikon vetëm një kandidate, Arbëresha, dhe saga e shkeljeve ligjore vazhdon me krijimin e komisionit recenzues në përbërje: Nevzat Elezi, Zhaklina Cekoska nga UKIM dhe Nexhbedin Beadini që do vlerësonin për avancimin apo jo të kandidatit”,  ka theksuar Blendi Hodai, nga Forumi për Ndryshime në Arsim.

Sipas Hodait njëri nga anëtarët e komisionit që duhet të jenë të fushës së kandidatit nuk plotësonte kushtin ligjor për të qenë pjesë e komisionit. Gjetjet në referatsipas tyre thellojnë edhe më shumë skandalin, sepse si dëshmi për zgjedhjen e më hershme të kandidates Arbëresha Bexheti-Ferati kanë shënuar buletinin me numër 166, ndërsa kur inspektorët kanë hapur këtë buletin është shfaqur emri i bashkëshortit të saj kryetarit aktual të Senatit të UT-së Kenan Ferati. Dekani i Fakultetit të Mjeksisë, Nevzat Elezi i ka hedhur poshtë pretendimet e Forumit.

Dy nga anëtarët, pra unë dhe profesoresha e Shkupit jemi të lëndës dhe një i përafërt që i plotëson kushtet sipas ligjit. Pra Komisioni Recenzues i ka pasur gjitha dëshmitë para sjelljes së vendimit, shkaku se edhe referati kur është formuar ka pasur dokumentacionin që është i kapshëm për çdo individ dhe i njëjti ka qenë i publikuar në buletinin ne UT-së dhe nuk ka asgjë të fshehur”, Theksoi Nevzat Elezi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, UT

Nga Forumi për Ndryshime në Arsim kërkuan që prokuroria të hap lëndë dhe të inspektoj rastin ndërsa nga kryetari i Senatit që është bashkëshort i kandidates, kërkuan që të jep dorëheqje deri në zbardhjen e plotë të rastit./Alsat.mk.

The post Forumi për Ndryshime në Arsim: Avancime joligjore në fakultetin e mjekësisë në UT appeared first on Alsat.