Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka kritikuar sërish kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e luftës në Ukrainë dhe për fokusin e tij në prioritetet e gabuara.
Donald Trump theksoi se Merz duhet të përqendrohet më shumë në zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke vënë në dukje mungesën e rezultateve të dukshme deri më tani.
Gjithashtu, presidenti Trump ngriti shqetësime për problemet e brendshme të Gjermanisë, duke përmendur çështjet e migracionit dhe politikës së energjisë.
“Kancelari i Gjermanisë duhet të shpenzojë më shumë kohë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë/Ukrainën (ku ai ka qenë plotësisht joefektiv!), dhe për të rregulluar vendin e tij të shkatërruar, veçanërisht Imigracionin dhe Energjinë, dhe më pak kohë për të ndërhyrë në ata që po heqin qafe kërcënimin bërthamor të Iranit, duke e bërë kështu botën, përfshirë Gjermaninë, një vend më të sigurt!”, ka shkruar Trump në Truth Social
