Lando Norris me McLaren fitoi të shtunën pasdite garën sprint të zhvilluar në Majemi. Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik dhe makinën kampione në fuqi në Formula 1.

Një triumf i dyfishtë për McLaren, pasi në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri. Në podium u ngjit edhe monegasku Charles Leclerc, i treti me Ferrari.

Një dominon në pistë për McLaren, që rikthehet protagoniste pas një fillimsezoni të vështirë. Vetëm i katërti italiani Kimi Antonelli me Mercedes, kryesuesi i botërorit të Formula 1.

Në vendin e pestë u rendit britaniku George Russell me makinën tjetër mercedes, që la pas Max Verstappen (Red Bull) dhe Lewis Hamilton (Ferrari). Një garë me pak emocione dhe pak parakalime.

The post McLaren rikthehet protagoniste me një sukses të dyfishtë në Majemi, Norris fiton garën sprint appeared first on Telesport.