Fabio Capello, figurë e futbollit që s’ka nevojë për prezantim, në “Teatro Comunale di Ferrara” bëri një rishikim të karrierës së tij: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur ishte Rivera. Cruyff ishte i pabesueshëm si lojtar dhe shumë i mirë si trajner, por si person i ftohtë, mendjemadh…”
Rreth Cassano dhe Balotelli: “Kanë bërë aq shumë shaka sa është e vështirë t’i kujtoj të gjitha. Janë shembuj talentesh të humbur”. Largimin nga Real Madridi dhe kthimin te Milani e quan “gabimin më të madh”. Për Ronaldon: “Kur erdhi e pyeta: sa peshoje kur fitove Botërorin? 84 kg. Po tani? 94 kg”.
Capello e quajti “lider negativ, sepse nuk stërvitej si duhej dhe i tërhiqte të tjerët poshtë. Bashkë me presidentin vendosëm ta largonim. Si ishte Ronaldo? Lojtar shumë i mirë, por jo shembull i mirë. Shkonte gjithmonë në diskoteka, kishte shtuar peshë. Mendonte vetëm për femrat”.
The post “Ronaldo mendonte vetëm për femrat. Cruyff ishte njeri i ftohtë dhe mendjemadh…” appeared first on Telesport.
