Eduardo Camavinga ka rrëfyer periudhën e vështirë pas eliminimit të Real Madridit në çerekfinalet e Champions League ndaj Bayern Munich, ku u vu në qendër të kritikave për kartonin e kuq të marrë pas dy të verdhave, të konsideruar të evitueshëm.

Mesfushori francez pranoi se situata e ka prekur edhe mendërisht: “Ka qenë një episod që më ka prekur. Nuk e prisja, – tha ai për “Canal+”. – Është pjesë e karrierës së një futbollisti, por pas asaj ndeshjeje vendosa të shkëputem plotësisht nga rrjetet sociale”.

Ai theksoi se kjo zgjedhje ishte e domosdoshme për ta mbrojtur veten: “Pa rrjete sociale je më mirë, ishte gjëja e duhur. Futbolli ndonjëherë është i padrejtë, harrohen dhjetë ndeshje të mira për një episod të vetëm”.

Camavinga shtoi se ka marrë mbështetje të madhe nga shokët e skuadrës te Real Madridi: “Më kanë qëndruar pranë, madje më kanë thënë se ishte edhe një gabim arbitral”.

The post Camavinga rrëfen makthin pas Bayern Munich: U shkëputa plotësisht nga rrjetet sociale… appeared first on Telesport.