Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se është ngritur kallëzim penal kundër një të punësuari në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë dhe një personi nga rajoni i Tetovës për keqpërdorim të së drejtës për pension social.
“SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.E. (42) dhe J.E. (31), të dy nga fsh. Përshovcë, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar” dhe “ndihmë”. I denoncuari i parë, duke punuar si operator i futjes së të dhënave në Qendrën për Punë Sociale të Tetovës, më 02.06.2022 dhe 05.10.2022, ka lëshuar mjete të paligjshme në shumë totale prej 155.500 denarësh në emër të të denoncuarit të dytë, të cilat i dedikoheshin një personi tjetër në bazë të vendimit për ushtrimin e së drejtës për pension social, për çka ka marrë edhe numër të sigurimit social, i cili nga i denoncuari i parë ka qenë i lidhur në mënyrë të paligjshme me llogarinë e transaksionit të të denoncuarit të dytë, me qëllim që të kryhet pagesë e paligjshme”, njoftoi MPB.
The post MPB: Është ngritur kallëzim penal kundër një të punësuari në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë appeared first on Alsat.
