John Stones do të largohet në fund të këtij sezoni nga Manchester City, pasi i mbaron kontrata dhe nuk është gjetur gjuha e përbashkët për një rinovim tjetër. Në këtë situatë, qendërmbrojtësi anglez do të alrgohet si lojtar i lirë, pas 10 vitesh te Man. City, aty ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
“CaughtOffside” zbulon se e ardhmja e 31-vjeçarit mund të jetë në Serie A, pasi emri i anglezit është në listën e merkatoss ë Juventusit dhe Milanit. Të dy klubet e Serie A janë të vëmendshme ndaj lëvizjeve me kosto zero dhe ky është një rast tejet i mirë, duke ditur përvojën e madhe të lojtarit.
Në garë për Stones është edhe Bayern. Klubi bavarez e sheh anglezin si një profil të përshtatshëm për mbrojtjen e tyre dhe si një mundësi shumë të mirë për rotacionin që përdor Vincent Kompany.
The post Do të largohet pas 10 vitesh, Milan dhe Juventus nisin garën për mbrojtësin e City-t. Në lojë është edhe Bayern appeared first on Telesport.
