Opinionisti Bllagojçe Atanasovski, theksoi se skena politike në vend është në gjendje gjysmë të vdekur dhe kthimi eventual i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, mund ta trazonte atë. Ai nënvizoi se VMRO-DPMNE pas dy vitesh pushtet tashmë po përballet me kënaqësi, ndërsa opozitarja LSDM nuk po arrin të bëhet konkurrent serioz i pushtetit. Atanasovski tha se në këtë situatë, skena politike është “mërzitshme” dhe kthimi i Gruevskit do t’i jepte një impuls të ri.
“ Edhe përskaj faktit që ish kryeministri nuk është këtu për më shumë se 7 vite, në Maqedoni, në disa anketa të hulumtimit të mendimit publik akoma ka rejting të lartë, definitivisht çdo status që ai e shkruan nëpër rrjete sociale, paraqet interes. Nëse ai do të kthehej vërtet do të shkaktonte, si të them trazim të skenës politike gjysmë të vdekur, sepse shohim se VMRO-DPMNE pas dy vitesh në pushte përballet me një dozë të caktuar pakënaqësie nga qytetarët, nga ana tjetër LSDM është parti politike dhe opozitë që definitivisht në heshtje, nuk mund assesi të konsolidohet, të përforcohet dhe të bëhet konkurrent serioz i pushtetit. Në këtë aspekt do të thoja edhe se skena politike është shumë e mërzitshme dhe kthimi i tij eventual në Maqedoni do t’i jepte një impuls të ri kësaj skene” theksoi Atanasovski./Alsat.mk.
The post Atanasovski: Kthimi i mundshëm i Gruevskit mund të trazojë skenën politike në vend appeared first on Alsat.
