Në fund të këtij muaji do të rigjykohet çështja ku ish-truproja e kryeministrit Hristijan Mickoski, Angel Samarakov, akuzohet për zbulimin e një sekreti zyrtar. Gjykata e shkallës së parë, përmes gjyqtares Fanka Jançuleva Mihailovska, e dënoi Samarakovin me një vit e gjashtë muaj burg, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Apelit e Shkupit dhe çështja u kthye për rigjykim. Samarakov është oficer policie nga Drejtoria e Gjashtë, e cila siguron persona VIP. Ai siguronte kryeministrin Hristijan Mickoski gjatë periudhës kur ai akuzohej për zbulimin e një sekreti zyrtar, pra dokumenteve zyrtare të policisë, ndaj një personi që ishte dëshmitar në procedurë.

The post Apeli rrëzon dënimin me burg për ish-truprojen e kryeministrit Angel Samarakov appeared first on Alsat.