Peshëngritësja Enkileda Carja i ka dhuruar Shqipërisë dy medalje të bronzta në botërorin e kategorisë junior, turne që po zhvillohet në Ismalia të Egjiptit. Në peshën 69kg, ajo mori medalje të bronztë në shtytje dhe dygarësh.

Fillimisht, në stilin e shkëputjes, Carja realizon me sukses dy provat e para me 102kg dhe 104kg. Në provën e tretë, ajo tenton të ngrejë 105kg, por pa sukses. Ajo renditet në vendin e katërt në stilin e shkëputjes.

Në stilin e shtytjes, Carja realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur 122kg dhe 125kg. Në provën e tretë ajo nuk arrin të ngrejë 127kg, duke u renditur në vendin e tretë dhe merr të bronztën e parë.

Edhe në dygarësh, me 229kg, Enkileda Carja siguron një tjetër medalje bronzi. Një paraqitje e shkëlqyer e shtangistes 18-vjecare shqiptare, që edhe pse garoi në Baterinë B tregoi se është një kampione.

The post Enkileda Carja i dhuron Shqipërisë dy medalje të bronzta në botërorin e kategorisë junior appeared first on Telesport.