Rayan Cherki i transferuar verën e kaluar nga Lyon te Man. City për 35 milionë euro, mund të konsiderohet pa frikë si një nga lëvizjet më të mira të viteve të fundit. Francezi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 14 asiste deri tani, si dhe ka pasur një ndikim të madh në lojën e City-t, duke fituar shpejt vendin e titullarit dhe duke u ëbrë një lojtar i domosdoshëm ëpr Guardiolën.

Forma e mirë e 22-vjeçarit ka zgjuar interesin e PSG-së, që mesa duket është bërë pishman që nuk e transferoi verën e kaluar dhe kërkon ta rikthejë në Francë, vetëm pas një sezoni në Premier League.

Mediet franceze bëjnë me dije se Luis Enrique është e pëlqen shumë Cherki-n dhe e sheh atë si profilin ideal për të plotësuar dhe forcuar më shumë linjën e sulmit. Sipas këtyre raportimeve, PSG është e gatshëmt ë ofrojë deri në 80 milionë euro për Cherki-n. Megjithatë, duket tejet e vështirë që lojtari të largohet nga City kaq shpejt.

The post PSG bëhet pishman dhe kërkon të rikthejë në Francë lojtarin që po shkëlqen te Man. City appeared first on Telesport.