Pas formës fantastike që ka treguar këtë sezon, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste, Anthony Gordon ka përfunduar në radarin e Barcelonës. RAC1 dhe Mundo Deportivo zbulojnë se javën e kaluar ka pasur një takim mes drejtorit sportiv të Barcelonës, Deco, dhe agjentëve të lojtarit të Newcastle.
Përveç Barcelonës, një tjetër klub i madh që interesohet për sulmuesin anësor është edhe Bayern Munich. Madje, bavarezët duken më të favorizuar sesa katalanasit për shkak të gjendjes së tyre më të mirë financiare dhe janë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar nga “Qymyrxhinjtë” që është 90-100 milionë euro.
Megjithatë, situata mund të ndryshojë pasi sipas raprtimit të dy medieve të mësipërme, dëshira e vetë lojtarit është të transferohet te Barcelona. Një gjë mund të thuhet me siguri të plotë që Anthony Gordon do të jetë protagonist kryesor në merkaton e verës.
The post Barcelona i prish punë Bayern-it, katalanasit duan objektivin kryesor të bavarezëve në merkato appeared first on Telesport.
