Pas vuajtjeve për 90 minuta, erdhi gjithë gëzimi i një finaleje të arritur pas 20 vitesh. Arteta e analizoi kështu fitoren e Arsenalit ndaj Atletico Madridit: “Rrugëtim i jashtëzakonshëm, jam i kënaqur dhe i lumtur për lojtarët e tifozët tanë. Për herë të dytë në historinë tonë jemi në finalen e Champions League.
Rice do të luajë edhe në finale në këtë pozicion? Nuk e di, më parë duhet të kuptojmë kush do të jetë kundërshtari. Sot ishte shumë e vështirë të zgjidhja, nuk e dini sa variante kam provuar në iPad-in tim.
Ishim një hap larg rrezikut për të mos fituar asgjë. Çfarë u thashë lojtarëve? Unë besoj shumë te lojtarët e mi dhe ajo që bëjmë. Të fitosh apo të mos fitosh varet nga detaje që nuk kontrollohen, por kjo skuadër do të japë gjithmonë maksimumin”.
The post Arteta në finalen e Champions-it: Rrugëtim i jashtëzakonshëm, jam i lumtur për lojtarët dhe tifozët tanë appeared first on Telesport.
