“Festimi i vërtetë ende nuk ka ardhur, ende duhet të luajmë finalen e kupës. Do të jetë fantastike të shohim autobusin të kalojë nëpër qytet siç bëri dy vjet më parë“, tha Denzel Dumfries.
Titulli i 21-të në Serie A do të festohet me të gjithë tifozët, por së pari, Inter ka një tjetër qëllim për të arritur. Holandezi pati një sezon të vështirë, i detyruar të qëndronte jashtë për shkak të një dëmtimi të gjatë, por rikthimi i tij ishte vendimtar për të ndihmuar ekipin në përpjekjen e fundit për titull.
“Nuk ndiej më dhimbje. Më është dashur të mësohem pak me rikthimin sepse nuk e kisha gjetur ritmin tim për një kohë. Gjërat janë pak më ndryshe në ato momente, por ndihem shumë mirë. Ishte e vështirë ndonjëherë. Është pjesë e udhëtimit, por ia dola dhe jam i lumtur që jam rikthyer“, tha Dumfries.
Ai nuk i ndal lëvdatat për Cristian Chivu: “E falënderoj. Na ka dhënë energji të re pas një viti të vështirë për ne, pa trofe. Me stafin e ri, është një rezultat i shkëlqyer. Kam një marrëdhënie të mirë me të. Ai më mbështeti shumë gjatë dëmtimit tim. Ai gjithashtu më ndihmoi të shërohem shpejt.“
The post Dumfries: Pas fitimit të Kupës do të bëjmë një festë e madhe, Chivu më ndihmoi shumë appeared first on Telesport.
