Më datën 9 maj, në Manchester do të zhvillohet dueli i peshave të rënda në boks mes kampionit në fuqi të kategorisë WBO, britanikut Fabio Wardley dhe patriotit të tij Daniel Dubois.
Një përballje që pritet me interes, pasi do të kryqëzojnë dorezat dy boksierë britanikë që synojnë titullin kampion. Për Wardley (20 fitore dhe 1 barazim), kjo është hera e parë që do të mbrojë titullin kampion.
Në fakt, ai mbante titullin e përkohshëm të kësaj kategorie, por nga nëntori u bë kampion, pasi titulli iu hoq Oleksandr Usyk. Ndërsa Dubois (22 fitore dhe 3 humbje), do të kërkojë të rikthehet kampion bote.
Dubois dikur ka mbajtur titullin e kategorisë IBF, por që e humbi në përballjen e fundit ndaj Usyk. Pra, dy kampionë që synojnë të jenë në majat e peshës së rëndë, çka e bën mjaft interesante duelin.
The post Derbi britanik i peshës së rëndë, Wardley dhe Dubois të shtunën sfidë për titullin e kategorisë WBO appeared first on Telesport.
