Paolo Di Canio ishte protagonist absolut para gjysmëfinales së kthimit të Champions League mes Bayern Munich dhe PSG (1-1). Analisti i “Sky”, ish-futbollist i njohur për stilin e tij pa filtra, komentoi një aksion të Dembélé në ndeshjen e parë, duke lavdëruar sakrificën dhe përkushtimin e francezit në fazën mbrojtëse. Ai përdori një shprehje me referencë të qartë seksuale, që krijoi menjëherë siklet në studio.

Dembélé, gjatë një rikuperimi defensiv, ndaloi një aksion të rrezikshëm në krah duke zgjatur këmbën dhe bllokuar krosimin e kundërshtarit. Më pas festoi me shumë pasion, sikur të kishte shënuar gol.

Di Canio e komentoi kështu episodin: “As këtë top nuk e la të kalonte, e ndaloi… Dhe shikoni këtu: ai pati një ejakulim, jam i sigurt. E them për një arsye, trajneri do të kishte të njëjtin reagim në stol, sepse kur shënon Dembélé nuk feston kështu. Kjo mënyrë festimi për një top të goditur me ‘sforco’ është gëzim i madh për një sulmues. Është shembull për të tjerët dhe kënaqesh vërtet shumë. Madje më shumë se sa të shënosh gol”.

Fjalët e tij shkaktuan të qeshura dhe siklet në studio. Mario Giunta mbuloi fytyrën me duar, ndërsa Federica Masolin bëri shaka: “Jepini dy topa për të bërë disa prekje që të qetësohet”.

 

The post Di Canio për aksionin e Dembélé ndaj Bayern Munich: “Pati një ejakulim…” Siklet i madh në studio (video) appeared first on Telesport.