Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, do të rinovojë për 4 vite, çka do ta mbajë në krye të kombëtares braziliane deri në Botërorin 2030. Këtë e konfirmoi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF). Trajneri italian e mori drejtimin e Brazilit vitin e kaluar dhe siguroi kualifikimin në Kupën e Botës, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Trajneri 66-vjeçar ka muaj që negocion me CBF për zgjatjen e marrëveshjes aktuale. Presidenti i CBF, Samir Xaud, deklaroi se është “i sigurt” që rinovimi do të zyrtarizohet para Kupës së Botës”. Ai shtoi se CBF dhe avokatët e Ancelottit po shqyrtojnë disa detaje të kontratës së re.
Italiani e ka shprehur disa herë gatishmërinë për të vazhduar në këtë detyrë edhe pas Botëroritt ë kësaj vere. Ai do ta shpallë listën përfundimtare të lojtarëve më 18 maj në Rio de Janeiro, ndërsa Brazili do të luajë miqësoren ndaj Panamasë më 31 maj në “Maracanã”. Brazili do të qëndrojë në New Jersey gjatë Botërorit dhe në Grupin C do të përballet me Marokun, Skocinë e Haitin.
The post Brazili, gati rinovimi i Ancelottit deri në vitin 2030. Firma në kontratë para Botërorit appeared first on Telesport.
