Piloti spanjoll i Aprilia, Jorge Martin, fitoi të shtunën garën sprint të zhvilluar në pistën e Le Mansh, në Francë. Një sukses i merituar i ish-kampionit të botës në MotoGP.

Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotë italianë. I dyti u rendit Francesco Bagnaia me Ducati, ndërsa i treti u klasifikua Marco Bezzecchi, me motorin tjetër Aprilia.

Bezzecchi, falë këtij podiumi, mbron kreun e renditjes botërore. Një garë për t’u harruar për spanjollin e Ducati, Marc Marquez. Ai u rrëzua nga fundi i garës dhe dukej i dëmtuar.

13 xhirot e zhvilluar sot në pistën franceze dhuruan emocione, por Aprilia duket se po kalon një sezon pozitiv. Me dy pilotë në podium, motori Aprilia po bën ligjin këtë sezon në MotoGP.

The post Jorge Martin triumfon në garën sprint në Le Mansh, Bezzecchi mbron kreun, rrëzohet Marquez appeared first on Telesport.