Besëlidhja në basketboll për meshkuj fitoi të shtunën në mbrëmje 104-86 ndaj Tiranës në finalen e parë play off, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Një fitore e merituar për kampionët lezhjanë, që synojnë të mbrojnë titullin kampion.
Tirana luajti vetëm në 20 minutat e para, por edhe në ato ishte gjithnjë në ndjekje te Besëlidhjes, që janë vazhdimisht në epërsi. Pjesa e parë mbyllet 54-50 për lezhjanët, që në pjesën e dytë kanë komandën e lojës dhe shkëputen.
Që në periodën e tretë bardheblutë nisin të humbasin terren, duke gabuar shumë dhe Besëlidhja përfiton, duke u shkëputur. Perida e fundit është një formalitet për kampionët, që shkëputen edhe më shumë, duke fituar 104-86.
Shënuesi më i mirë për Besëlidhjen ishte Frenki Lilaj me 24 pikë e 10 rebound, mbështur edhe nga Edmonds me 22 pikë e 10 rebound (6 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë). Për Tiranën, Williams realizoi 32 pikë, por që s’mjaftuan.
Superliga-Meshkuj,finale play off
Nd.1, Besëlidhja – Tirana, 104-86 (1-0)
13 maj, Tirana – Besëlidhja, 18:00
16 maj, Besëlidhja – Tirana, 18:00
20 maj, Tirana – Besëlidhja, 18:00
23 maj, Besëlidhja – Tirana, 18:00
The post Besëlidhja e nis mbarë mbrojtjen e titullit, kampionët mposhtin Tiranën në finalen e parë appeared first on Telesport.
