Bylis B dhe Sopoti fitojnë finalet e play-out ndaj Kukësit dhe Luftëtarit dhe sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë. Verilindorët dhe gjirokastritët zbresin në Kategorinë e Dytë.
Në stadiumin e Vorës në kryeqytet, koha e rregullt mes Kukësit dhe Bylis B u mbyll 1-1. Verlindorët gjetën të parët golin me Ballhysën në minutën e 68-të. Minutat shtesë ishin vërtet dramatike. Në minutën e 92-të, Muric barazon shifrat 1-1 për Bylis, me një goditje të bukur brenda zonës. Ndeshja shkon në kohën shtesë prëj 30 minutash. Në minutën e fundit, Kukësi fiton penallti pas një faulli brenda në zonë. Godet Abidun, topi shkon mbi traversë. Ekipet i drejtohen ruletës ruse, aty ku lojtarët e Bylis B tregohen më të saktë, duke fituar 5-4. Vetëm Ballhysa gaboi për Kukësin.
I njëjti skenar edhe në ndeshjen tjetër të luajtur në Vlorë, mes Luftëtarit dhe Sopotit. Gjirokastritët kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 6-të, ku Diamanti tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë. Jargavani barazon shifrat me një gol të bukur në minutën e 79-të për Sopotin. Rezultati nuk ndryshon as pas 30 minutave shtesë. Nga pika e bardhë e penalltisë, lojtarët e Sopotit tregohen më të saktë.
The post Finalet e play-out, Sopoti dhe Bylis B triumfojnë falë “ruletës ruse”. Kukësi dhe Luftëtari zbresin në Kategorinë e Dytë appeared first on Telesport.
