Boksieri britanik Daniel Dubois është shpallur kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBO. Në sfidën e zhvilluar në “Co-op Live Arena” në Manchester, ai mposhti me KO teknik në raundin e 11-të patriotin e tij Fabio Wardley.
Një përballje epike mes dy boksierëve britanikë, që dueluan fort për titullin, por fuqia e Dubois (23 fitore dhe 3 humbje në karrierë) ishte shumë e madhe për Wardley. Ky i fundit pësoi humbjen e parë në karrierë (ka edhe 20 fitore e 1 barazim) dhe u detyrua të dorëzojë titullin
Wardley e nisi ndeshjen me ritëm të shpejtë, duke e hedhur Dubois në tapet dy herë në tri raundet e para, përfshirë të parin pas vetëm 10 sekondave të para të duelit. Por më kalimin e raundeve është Dubois ai që merr komandën, duke dëmtuar rivalin e tij në hundë.
Në raundin e 11-të, gjyqtari detyrohet të ndalë duelin, pasi Wardley nuk është në gjendje të reagojë, me Dubois që nis festën e titullit, duke u rikthyer kampion bote në peshën e rëndë (dikur ka mbajtur titullin e kategorisë IBF).
The post Dubois rikthehet kampion në peshën e rëndë, mund Wardley me KO teknik në raundin e 11-të pas një dueli epik appeared first on Telesport.
