Luhet sot java e fundit e Abissnet Superiore për këtë sezon. Tashmë dihen 4 ekipet që do të jenë pjesë e “Final Four”. Gjithashtu, dihet që Falmurtari do të luajë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.

Dy engimat e vetme që do mësohen sot janë, ekipi që do t’i bashkohet vlonjatëve një kategori më poshtë dhe ekipi që do të shkojë në play-out. Pjesët e para kanë dhuruar gol dhe janë mbyllur me këto rezultate.

Në “Elbasan Arena”, Tirana është duke kryesuar 0-1, falë supergolit të sllovakut Patrik Myslovic në minutën e 7-të. Në “Niko Dovana”, pjesa e parë mes Teutës dhe Egnatias është mbyllur në barazim 1-1. Durrsakët gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku ishte Klejdi Daci që shënoi një gol të bukur pas pasimit në zonë të Emiliano Vilës. Rrogozhinasit barazuan në minutën e 24-të, ku një goditje dënimi e Flamur Ruçit përfundoi në rrjetë

Në finalen mes Vorës dhe Bylisit, pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. kryeqytetasit gjetën avantazhin falë golit të të zakonshmit Igli Kasalla nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 14-të, pas një faulli brenda në zonë ndaj Bernard Karricës. Nuk kaloi shumë dhe bylis barazoi shifrat me Walisson Nem, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë pas një pasimi perfekt të kamerunasit Kodji Mouctar.

Vllaznia po kryeson 1-0 ndaj Flamurtarit. Shkodranët gjetën avantazhin me 19-vjeçarin Aris Ara. Partizani po udhëheq 2-0 ndaj Dinamos, me dopietën e Albers Keko. Renditja aktuale është si më poshtë:

The post Java e fundit e Abissnet Superiore, mbyllen pjesët e para: Vllaznia në krye, Teuta në Kategorinë e Parë. Vora në play-out appeared first on Telesport.