Gazetare: Fatlume Dervishi
Zgjerimi është i domosdoshëm si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate, tha sot Ministri i Jashtëm Timço Mucunski përpara fillimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Në kuadër të axhendës së Këshillit, diskutohen marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.
“Mesazhi ynë për vendet anëtare është shumëplanësh. Është e nevojshme të largohemi nga bilateralizimi i kritereve të pranimit, por edhe të forcojmë angazhimin për çështje që shkojnë përtej vetë procesit të zgjerimit, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, ekonomisë dhe tregtisë, sigurisë energjetike, sigurisë ushqimore dhe dixhitalizimit”, tha ministri i Jashtëm Timço Mucunski.
Komisionerja për zgjerim Marta Kos, u tha mediave se BE-ja është duke përdorur metodologjinë e zgjerimin të vjetër 40 vjet por se kohërat kanë ndryshuar. Andaj vendet anëtare janë duke shqyrtuar mundësinë e integrimit gradual të anëtarëve të reja, pa të drejtë vote.
“Unë kam një mesazh të qartë se ka vend për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi është prioritet për BE-në dhe në qoftë se vendet kandidate i plotësojnë kërkesat, atëherë edhe ne duhet ta bëjmë të njëtën. Ajo që për momentin bisedojmë me vendet anëtare është të shohim nëse ka mundësi që të ecim përpara me parimet e integrimit gradual si ato të tregut të përbashkët ku edhe i përdorim tani, edhe në sfera të tjera, posa
Në Këshill u diskutua edhe për ndihmën e BE-së, që i ofrohet Ukrainës.
The post Mucunski në Bruksel: Të largohemi nga bilateralizimi i kritereve të pranimit appeared first on Alsat.
