Pavarësisht se ka një ekip shumë të fortë dhe të aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, Luis Enrique ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tre transferime gjatë merkatos së verës, bëjnë me dije mediet franceze.
Objektivi i parë është Julian Alvarez, për të cilin ka një interes konkret edhe nga Barcelona. Luis Enrique e sheh Alvarezin si profilin ideal për qendrën e sulmit dhe zëvendësuesin më të mirë të mundshëm në rast të një largimi të Dembele. Atletico kërkon 200 milionë euro për të lënë të lirë Alvarez, PSG është e gatshme të ofrojë deri në 120 milionë euro.
Objektivi i dytë është Yan Diomande, anësori nga Bregu i Fildishtë i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë te Leipzig në Bundesligë, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 9 asiste. Leipzig ka bërë të ditur se do të lejojë largimin e tij vetëm për shifrën 100 milionë euro.
Objektivi i tretë është qendërmbrojtësi i ri kroat, Luka Vuskovic, i huazuar te Hamburger SV, por nën pronësinë e Tottenham. Vuskovic ka demonstruar një pjekuri dhe nivel konkurrues që e vendos atë midis mbrojtësve më premtues në Evropë. Vlera e tij në treg llogaritet mbi 65 milionë euro.
The post Nuk i mjafton super ekipi që ka, Luis Enrique kërkon 3 super transferime. Kosto totale rreth 300 milionë euro appeared first on Telesport.
