Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, një nga garat më interesante dhe kaotike të këtij sezoni. Një garë e hapur deri në fund, që nisi dy herë pas ndërprerjes së saj në xhiron e 46-të, kur u aksidentua Valtteri Bottas.

Verstappen arriti të fitojë falë përvojës dhe fatit në ristartin e garës, duke lënë pas Lewis Hamilton me Ferrari, i dyti. Britaniku e nisi garën nga “pole”, por e humbi atë që në start, pas duelit “rrotë më rrotë” me shokun e skuadrës Charles Leclerc, që sot u klasifikua në vendin e katërt.

Dy pilotët e “kokëkuqes” patën polemika në radio, me Hamilton që kritikonte sjelljen në pistë të Leclerc, që më pas u penalizua me 5 sekonda. Në vendin e tretë u klasifikua kampioni i saposhpallur i botës, Kimi Antonelli me Mercedes, që shfrytëzoi në maksimum mundësitë që iu dhanë.

Italiani bëri një garë sa agresive aq edhe të kujdesshme për ta mbyllur atë pa incidente, duke u shpallur kampion bote pa rrezikuar shumë. Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari, që la pas britanikun Lando Norris me McLaren. pas një beteje të fortë në xhirot e fundit

Një garë që u nda në dy pjesë pas aksidentit të Bottës, që detyroi organizatoët ta ndalnin atë dhe anullonin gjithcka kishte ndodhur deri në atë moment. 25 xhirot e fundit ishin interesante për pilotët e kreut, ndërkohë që një makinë sigurie nuk i prishi shumë planet (Russell i gjashti).

Gjithsesi, vëmendja ishte te Kimi Antonelli, që u shpall kampion bote mes lotësh dhe emocionesh të mëdha, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm. Të gjithë pilotët përshëndetën dhe përgëzuan italianin për arritjen e tij në një moshë kaq të re.

The post Verstappen fiton garën e kaosit në Meksikë, polemika mes pilotëve të Ferrari, Antonelli i treti dhe kampion appeared first on Telesport.