Gara e Cmimit të Madh të Meksikës në Formula 1 është ndalur në xhiron e 46-të (janë 71 në total). Një aksident që i ndodhi pilotit finlandez Valtteri Bottas (Cadillac) detyroi organizatorët e garës që ta ndalin atë.

Në fund të pjesës së drejtë, teksa pilotonte me 300km/orë, amortizatori i përparmë i majtë shpërtheu krejt papritur. Makina u përplas me barrierat mbrojtëse më shpejtësi të lartë, duke krijuar mjaft panik te organizatorët.

Fillimisht Bottas nuk reagoi, ndaj dhe organizatorët vendosën që ta ndalin garën. Më pas, piloti veteran konfirmoi se është mirë dhe doli vetë nga makina. Gjithsesi, ai u shoqërua nga makina e ndihmës së shpejtë.

Asnjë problem për Bottas, ndërkohë që makinat janë të ndaluara në vijën e bokseve, me Max verstappen që udhëheq para Charles Leclerc e Kimi Antonelli. Vetëm i katërti Lewis Hamilton, që e nisi garën nga “pole”.

The post Flamur i kuq!!! Aksident për Valtteri Bottas, shpërthen amortizatori në 300km/orë, organizatorët ndalin garën appeared first on Telesport.