Juventus ka fituar 2-0 ndaj Napolit, në supersfidën e javës së 10-të në Serie A, e luajtur në “Allianz Stadium”.

Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 28-të, kur goditja me kokë e Weston McKennie u përplas në shtyllën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Sifda u zhbllokua në minutën e 70-të, ku pas një pasimi të marrë nga Edon Zhegrova i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, ishte Kerim Alajbegovic që shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Ky është goli i parë për Alajbegovic në Serie A.

Në minutën e 75-të ndërlikohet akoma edhe më shumë situata për Napolin, pasi mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të dytë të verdhë të Luca Marianucci.

Në minutën e 87-të, ishte Jeremie Boga që po ashtu shënoi një gol tejet të bukur nga distanca, duke vulosur fitoren e bardhezinjve. Juventus fiton 2-0 dhe renditet në vendin e 7-të me 17 pikë, Napoli një vend më pas me 14 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Juventus zgjohet në pjesën e dytë dhe merr fitoren e rëndësishme ndaj Napolit (video) appeared first on Telesport.