Siç pritej, gjatë konferencës për shtyp në qendrën stërvitore të Real Madrid, Florentino Perez nuk u kufizua vetëm në kritikimin dhe sulmin ndaj shtypit, por gjithashtu iu rikthye me forcë të ashtuquajturit “rasti Negreira”, një nga çështjet më të diskutueshme në futbollin spanjoll të kohëve të fundit.

Perez e quajti hetimin “një skandal të paparë në historinë e futbollit botëror”, duke shkuar deri aty sa të pretendonte se klubit të tij i ishin “vjedhur kampionatet”. Këto deklarata menjëherë rindezën tensionet me Barcelonën, rivalin kryesor të Real Madridit.

Dhe përgjigja e klubit katalanas ishte e shpejtë. Në një deklaratë zyrtare të publikuar në faqen e saj të internetit, klubbi “blaugrana” njoftoi se kishte aktivizuar departamentin e saj ligjor për të analizuar me kujdes komentet e presidentit të Madridit.

Teksti thotë: “Lidhur me konferencën për shtyp të presidentit të Real Madrid, Florentino Pérez, ekipi ynë ligjor po shqyrton me kujdes deklaratat dhe akuzat e tij. Ato aktualisht po analizohen dhe ne po vlerësojmë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrim. Ne do t’i komunikojmë qëndrimet dhe vendimet tona në mënyrë të përshtatshme në kohën e duhur.”

The post Perez i kritikoi të gjithë, Barcelona replikon pas akuzave për “rastin Negreira” appeared first on Telesport.