E ardhmja e Alessandro Bastoni po diskutohet prej javësh, por sipas mediave italiane, transferimi i tij te Barcelona mund të marrë formë konkrete në javët e ardhshme. Raportohet se do të ketë një takim mes klubit katalanas dhe përfaqësuesve të mbrojtësit të Interit për të shqyrtuar kushtet e marrëveshjes.
Christian Vieri, ish-lojtar i Interit dhe ambasador i Serie A, u shpreh se Bastoni duhet ta marrë vendimin me qetësi: “Duhet të vendosë me zemër dhe me mendje. Askush nuk mund të vihet në vendin e tij dhe çdo vendim që do të marrë duhet respektuar”.
Ai shtoi: “Bastoni është trajtuar padrejtësisht në Serie A dhe do të bëjë vlerësimet e tij. Është i rëndësishëm për Interin, por nuk ka lojtarë të pazëvendësueshëm. Edhe Lionel Messi u largua nga Barça”.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, këtë javë pritet një takim mes Barcelonës dhe kampit të lojtarit për të kuptuar kërkesat e palëve, ndërsa klubi katalanas do të vendosë në varësi edhe të situatës së tij ekonomike.
The post “Bastoni nuk është i pazëvendësueshëm, edhe Messi u largua nga Barça” appeared first on Telesport.
